RUSI – Moska bllokon në OKB sanksionet ndaj disa kompanive ruse

72

MOSKË, 29 gusht /ATSH-AFP/ – Rusia bllokoi në OKB një kërkesë të SHBA-së për të sanksionuar dy kompani ruse të transportit detar dhe gjashtë anije të tyre, të akuzuara për shkelje të ndalimeve ndërkombëtare për furnizimin me naftë të Koresë së Veriut, sipas burimeve diplomatike.

Qëndrimi kundër i Rusisë erdhi me mbështetjen e Kinës, partneri kryesor tregtar i Koresë së Veriut. Shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit kishin afat deri sot për të paraqitur kontestimet e tyre në lidhje me kërkesën amerikane.

Vendimi i Rusisë nuk është i papritur, ambasadori i saj u shpreh publikisht që më 23 gusht se do të kundërshtonte sanksionet ndërkombëtare që shënjestronin kompanitë ruse, duke i gjykuar provat e paraqitura nga Uashingtoni si jo bindëse.

Më 21 gusht, SHBA-ja përshpejtoi vendimin me sanksione dypalëshe në drejtim të kompanive të njëjta, kompanisë detare ruse ‘’Primorye Maritime Logistics’’ dhe ‘’Gudzon Shipping’’dhe gjashtë anijeve të tyre./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.