Nis puna për rikonstruksionin e rrugës Korçë – Drenovë

98

TIRANË, 29 gusht/ATSH – I. Vata/ – Bashkia Korçë ka nisur sot investimet në rrugën që lidh Korçën dhe fshatin me potencial turistik, Drenovën.

Bashkia Korçë bën të ditur sot se rruga do t’i nështrohet rikonstruksionit total duke mundësuar jo vetëm lëvizjen e banorëve, por dhe shtimin e numrit të turistëve në këtë fshat me destinacion të preferuar turistik në çdo stinë të vitit.

“Nisëm punën për rikonstruksionin e segmentit rrugor Korçë – Drenovë. Infrastrukturë e përmirësuar rrugore, falë ndërhyrjes në këtë pjesë që lidh qytetin e Korçës me Drenovën, një fshat me potenciale turistike”, njofton bashkia Korçë.

Për të inspektuar nisjen e punimeve mori pjesë sot dhe kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.