Lehtësimi i barrës fiskale dhe ulja e TVSH-së për hotelet ka ndihmuar bizneset

TIRANË, 29 gusht/ATSH – I. Vata/ – Përfaqësuesit e biznesit në Shëngjin i kërkuan Kryeministrit Edi Rama më shumë promocion për turizmin si dhe vlerësuan paketën fiskale të uljes së TVSH-së për hotelet e kategorisë së lartë.

Përfaqësuesi i një sërë biznesesh në Shqipëri, nga Saranda në Velipojë, theksoi nevojën e zgjerimit të sezonit turistik, prandaj tha ai, na duhet promocioni për turizmin si dhe kërkoi bashkëpunim me shkollat profesionale, si një mundësi për punonjës të kualifikuar.

Një tjetër pikë që ka ndihmuar turizmin, tha ai është ulja e TVSH-së.

Përfaqësuesi i biznesit i konsideron si të suksesshme politikat e qeverisë për Turizmin, përfaqësuesi i biznesit e konsideroi si lehtësim të barrës fiskale për hotelet e kategorisë së lartë uljen e TVSH-së dhe ndihmë për biznesin e turizmit. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.