GJENETIKË – Zbulohen gjenet përgjegjëse të gjumit

TOKIO, 29 gusht /ATSH-ANSA/ – Identifikohen dy gjenet përgjegjëse për gjumin, që rregullojnë kohën e fazës “Rem” (gjatë së cilës lindin ëndërrat) dhe quhen “Chrm1” dhe “Chrm3”, që shërbejnë për të prodhuar dy receptorë që lidhin acetiloklinën, një neurotransmetues i rëndësishëm që çlirohet në tru gjatë zgjimit dhe ëndrrave, sipas një zbulimi të publikuar në revistën “Cell Reports”.

Ky identifikim do të ndihmojë në zbulimin e mekanizmave molekularë që kontrollojnë ëndrrat dhe rolin që ka faza e mistershme “Rem” në konsolidimin e kujtimeve.

Një hap të parë në këtë drejtim e kanë bërë po të njëjtët studiues, që kanë modifikuar gjenetikisht minj laboratori për të fikur me radhë dy gjenet dhe për të verifikuar funksionin.

Eleminimi i gjenit “Chrm1” përcaktoi reduktimin dhe fragmentimin e fazës së gjumit “Rem”, ndërsa çasktivizimi i gjenit “Chrm3” ka reduktuar zgjatjen e fazës jo“Rem”.

Fikja e të dy gjeneve zhduku krejtësisht eksperiencën e fazës “Rem”, duke mos e rrezikuar mbijetesën e miut.

“Ky zbulim i jashtëzakonshëm, do të mundësojë që të verifikojmë në mënyrë rigoroze nëse faza Rem luan një rol qendror në funksionet biologjike themeltare si të mësuarit dhe memorja”, theksoi studiuesi japonez Yasutaka Niwa./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.