FUTBOLL – Pjaniç: Juventus mund të fitojë gjithçka

TORINO, 29 gusht /ATSH-ANSA/ – Fillimi i sezonit është më i miri i mundshëm për Juventusin, me dy fitore në dy ndeshje si dhe një fillim ideal për ata që synojnë ta bëjnë këtë sezon të paharrueshëm, edhe me ardhjen e Cristiano Ronaldos.

CR7 është akoma në kërkim të golit të parë te Juventus, edhe pse u shpërblye nga UEFA  për golin më të mirë atë kundër Juventusit, me një goditje gërshërë.

“Ne kemi objektiva shumë të mëdha dhe nuk do të jetë e lehtë, por ne kemi një trëndafil të rëndësishëm (Ronaldo) dhe të gjithë së bashku me tifozët dhe ekipin,  mund të arrijmë me Juventusin të fitojmë gjithçka’’, theksoi mesfushori boshnjak.

‘’Shoh ditë pas dite një Ronaldo të motivuar, të lumtur që është pjesë e Juves”, shtoi ai./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.