Federer i pagabueshëm në raundin e parë të US Open

128

TIRANË, 29 Gusht /ATSH/ -Tenisti zviceran Roger Federer ka kaluar më tej në grandslamin e fundit të vitit.

Roger Federer ka mundur pa vështirësi japonezin Nishioka 3-0 me sete, 6-2, 6-2, 6-4. Ndeshja e radhës për zvicerianin do të jetë kundër francezit Paire, aktualisht numri 56 në botë.

Edhe Novak Gjokovic, ka arritur të triumfojë duke e mposhtur 3-1 në sete Marton Fucsovics.

Ndërsa për femrat nuk e pati krejtësisht të lehtë Maria Sharapova kundër zviceranes Schnyder. Pas një seti të parë të mbyllur 6-2, seti i dytë shkoi në “tiebreak”, që gjithsesi u fitua nga Sharapova. Në raundin e dytë, ajo do të përballet me rumunen Cirstea.

/gj.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.