DYSELDORF – Shfaqje e papritur e një… anakonde!

DYSELDORF, 29 gusht /ATSH-DPA/  – Autoritetet gjermane po përpiqen të kapin një anakondë të verdhë, tri metra e gjatë në një liqen në Dusseldorf, theksoi një zyrtar për shtypin vendas.

Anakonda ishte parë në liqenin e Meerbuschit nga një peshkatar.

Zjarrfikësit dhe ekspertët kanë mbajtur në monitorim zonën, por akoma nuk kanë rënë në gjurmët e saj.

Anakondat e verdhë kanë origjinë nga Amerika Jugore dhe është një nga speciet më të mëdha të gjarpërinjve në botë. Ajo nuk është helmuese, por vret prenë  e saj me anë të shtrëngimit./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.