Autostrada Tiranë-Elbasan, 16 milionë dollarë për riparimin e saj

TIRANË, 29 gusht/ATSH/ – Këshilli i Ministrave miratoi sot në parim marrëveshjen e huasë ndërmjet Shqipërisë dhe fondit OPEC për zhvillim ndërkombëtar (OFID) për projektin e punimeve për riparime emergjente të autostradës Tiranë-Elbasan, në shumën prej 16,000,000 (gjashtëmbëdhjetë milionë) USD.

Ky vendim u miratua në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 26 e 27, të ligjit nr. 9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

/k.s/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.