TURQI – Ankara: Presidenti Macron nuk e kupton Turqinë

ANKARA, 28 gusht /ATSH-AFP/ – Ankaraja akuzoi sot Emmanuel Macron se nuk e kupton Turqinë, pasi presidenti francez e kritikoi homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan për ‘’një projekt panislamik’’ dhe i kërkoi të heqë dorë nga anëtarësimi i këtij shteti në BE.

”Deklaratat e Macron në lidhje me vendin tonë dëshmojnë edhe njëherë se ai nuk e kupton realitetin e Turqisë’’, u shpreh në një komunikatë për shtyp Hami Aksoy, zëdhënësi i Ministrisë turke të Punëve të Jashtme.

”Të shprehesh që ne jemi ”anti-evropianë nuk mbulon realitetin”, vijoi ai.

Gjatë konferencës që zhvilloi të hënën në Paris me pjesëmarrjen e ambasadorëve, Macron bëri thirrje ‘’hiqni dorë nga hiprokrizia’’, në lidhje me anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Europian, duke propozuar veçanërisht, siç është shprehur edhe në të kaluarën, për ”një partneritet strategjik”./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.