SHBA – Trump akuzon “Google” për njëanshmëri

UASHINGTON, 28 gusht /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump pasi akuzoi javën e kaluar rrjetet sociale se po bllokonin zërat konservatorë, sot në mëngjes kritikoi “Google”, duke theksuar se rezultatet e motorit të kërkimit ishin të trukuara.

“Po të kërkosh ‘Trump News’ në Google të dalin vetëm rezultate të mediave Fake News. Me fjalë të tjera, janë të trukuara, për mua dhe të tjerë, me qëllim që gati të gjithë artikujt dhe informacionet të jenë negative”, shkruan në Twitter kreu i Shtëpisë së Bardhë.

”Mediat republikane-konservatore dhe të drejta janë mënjanuar. E jashtëligjshme?”, pyet Trump pasi kishte bërë një kërkim mbi emrin e tij.

”Google dhe të tjerë shtypin zërat konservatorë dhe fshehin informacionet pozitive. Ata kontrollojnë atë që ne duhet të shohim ose jo. Kjo është një situatë shumë e rëndë me të cilën do të merremi!”, shtoi ai./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.