Haradinaj: Koha për trazicion të FSK-së dhe rreshtimi në NATO

TIRANË, 28 gusht/ATSH – I. Vata/ – Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi sot se Kosova dhe Forca e saj e Sigurisë kanë pasur në vazhdimësi mbështetjen dhe ekspertizën e NATO-s, përmes këshillave të NALT-it.

Po ashtu në vijim Kryeministri Haradinaj shprehet se “në ceremoninë e ndërrimit të drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, falënderova për punën e tij gjeneralin Ralf Hoffmann, i cili shërbeu si model për oficerët tanë të rinj”.

“Kosova është e gatshme që partneritetin e plotë me aleatët strategjikë ta shtrijë edhe në fushën e sigurisë. Tani është koha për tranzicionin e FSK-së dhe rreshtimin e saj me ushtritë e paqes, duke iu bashkuar NATO-s. Mirëseardhje për gjeneralin Uwe, drejtorin e ri të NALT, i cili do të ketë gjithë mbështetjen e institucioneve të Kosovës në punën e tij”,  -shprehet Kryeministri Haradinaj. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.