TURQI – Ndalohen 608 migrantë dhe refugjatë

STAMBOLL, 27 gusht /ATSH-ANSA/ – Rojat bregdetare turke kanë ndaluar në det, në javën e fundit, 608 emigrantë dhe refugjatë, të cilët u përpoqën të largoheshin nga vendi pa dokumente të rregullta dhe të arrinin në brigjet e BE-së, raportohet nga Ministria e Brendshme turke.

Rruga nëpërmjet Turqisë është rritur ndjeshëm këtë vit.

Vetëm në 7 muajt e parë, autoritetet kishin ndaluar 14 470 njerëz, që përpiqeshin të arrinin brigjet e BE-së, veçanërisht në detin Egje, me një rritje të konsiderueshme  prej rreth 60%.

Nga marrëveshja e kontestuar e marsit 2016 me Brukselin, numri i njerëzve që arrijnë Turqinë çdo ditë për në Europë është zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.