Shkodër/ “Festa e biçikletës 2018”

TIRANË, 27 gusht /ATSH/ Do të jetë festa më e bukur për shkodranët ajo që është menduar të organizohet ditët në vijim. Bëhet fjalë për simbolin që karakterizon shkodranët, biçikletën.

Në kuadër të “Festës së Biçikletës” organizata “The Door”, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare dhe me mbështetjen e bashkisë Shkodër kanë programuar një sërë aktivitetesh, të cilat do të fillojnë me hapjen e një ekspozite fotografike, ku të skicuara janë menduar që të jenë biçikletat e Shkodrës.

Pjesëmarrësit në rolin e organizatorëve kanë nisur një takim informativ lidhur mbi aktivitetin, i cili synon të promovojë shërbimet e biçikletave e njëherësh të angazhojë qytetarët në aktivitetin që do të organizohet me këtë rast.

Sabrina Kuci, specialiste pranë DRKK, thotë se përfshirja në këtë aktivitet është një eksperiencë e veçantë për të.

Aktivitetet që do të organizohen në kuadër të kësaj jave do të jenë të larmishme. Ky aktivitet ndër të tjera synon që të promovojë shërbimet e biçikletave nga bizneset vendase, identifikimin e njerëzve simbol në përdorimin e saj, etj. /m.z/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.