Moti i keq në Vlorë, OSHEE riparon defektet në linjat e tensionit të mesëm

181

TIRANË, 27 gusht/ATSH/ – Reshjet e shiut të cilat kanë përfshirë vendin tonë ditën e sotme, kanë sjellë edhe defekte në rrjetin elektrik në disa zona të qarkut të Vlorës.

OSHEE në Vlorë ka riparuar ditën e sotme disa linja të tensionit të mesëm të cilat ishin këputur nga reshjet e shiut të shoqëruara me erë të fortë, duke siguruar që zonës të mos i mungojë energjia elektrike.

Sipas njoftimit, OSHEE bën me dije se: “Gjatë ditës së sotme rajoni i Vlorës është përballur me mot të keq, me pasoja në rrjetin elektrik në disa zona, ku linjat janë të amortizuara.

Brigadat e avarive janë në gatishmëri të plotë për çdo defekt të mundshëm, duke pasur edhe personel shtesë apo bazë materiale, nisur nga moti i paqëndrueshëm i ditëve të fundit”. /m.z//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.