DRKK Shkodër u sugjeron turistëve të vizitojnë Kalanë e Xibrit

116

TIRANË, 27 gusht/ATSH/ Kalaja e Xibrit, ndodhet pranë fshatit Xibër të Matit, e ndërtuar në lartësinë e malit të Darsit. Sipas studiuesve del se ky vendbanim ka qenë një qytezë e pakalueshme nga tri anët, ndërsa nga ana e fshatit Xibër vendi ulet me pjerrësi të butë drejt lagjes Splej të Xibrit. Kjo kala ndodhet në afërsi të Gurit të Bardhë, ku mendohet se më vonë banorët janë transferuar nga Xibri në Gur të Bardhë, mbasi këto dy kala kanë në mes rrugën e rëndësishme Dibër-Gur i Bardhë-Durrës. Për rëndësinë, rolin, lashtësinë dhe vazhdimësinë e kalasë së Xibrit jepen shumë të dhëna me interes për trevat e Matit. Së pari, tërheq vëmendjen një listë e kështjellave të Epirit të Ri që jep Prokopi i Cezaresë si të ndërtuara nga perandori Justinian në shekullin e VI, e cila përfshin edhe krahinën e Matit midis të cilëve është Stefaniokon dhe fortesa Ketron.

Së dyti: Në mbishkrimin e kishës së Rubikut (1261-1266) përmendet emri i një kapiteni të arbërve Andrea Vrana, i cili sipas dokumenteve, qendrën e tij e kishte në Cmibri, domethënë në Xibër. Emri Cmibër mund të ketë kuptim “sërish”, apo siç thonë fshatarët e asaj ane Cipër-Xibër, sepse edhe vendi i banuar, kalaja ishte sipër fshatit. Sidoqoftë pritet në të Kalaja e Cërujës. Ndodhet në fshatin Cërujë në rrëzë të malit Balgjaj që kufizohet me fshatin Patin, Berzhi, Plezhë e Bejn. Rrënojat e kalasë thërriten nga banorët ”kalaja e Skënderbeut”. Kjo kala ndodhet në rrugën kryesore që shkonte nga Petralba në Stellush dhe mbyllte atë drejtim. Mendohet se është rindërtuar në kohën e Skënderbeut dhe bashkë me kalatë e tjera në Mat, përbënte kompleksin fortifikues kundër ushtrisë osmane.

DRKK Shkodër i sugjeron pushuesve vendas dhe të huaj të vizitojnë këtë monument kulture i Kategorisë I, shpallur në vitin 1973.

/m.z/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.