Sezoni turistik, mbyllen 10 subjekte që nuk përmbushnin kriteret higjieno-sanitare

TIRANË, 26 gusht/ATSH/ – Në kuadër të inspektimeve në zonat turistike, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka realizuar deri tani 2968 inspektime, duke marrë 20 masa administrative dhe mbyllur 10 subjekte.

Përmes një njoftimi për shtyp, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ndalet te masat që janë marrë në kuadër të sezonit turistik për garantimin e sigurisë ushqimore.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor thekson se do të vazhdojë inspektimet në zonat turistike edhe gjatë muajit shtator.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të mos frekuentojnë subjektet që nuk përmbushin kërkesat higjieno-sanitare.

“Në rast se shikoni një parregullsi denonconi në numrin 0800 4040”, është apeli i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale drejtuar qytetarëve.

/m.m//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.