Rriten udhëtimet me linjat ajrore, rreth 346 mijë pasagjerë në korrik 2018

TIRANË, 26 gusht/ATSH/ – Numri i pasagjerëve që kanë përdorur linjat ajrore për vitin 2018 shënon një rritje të ndjeshme krahasuar me një vit më parë.

Sipas statistikave të INSTAT, vetëm në muajin korrik 2018 përmes linjave ajrore kanë udhëtuar 345 911 pasagjerë, ose 52 847 persona më shumë se në korrik 2017, kur regjistroheshin 293 064 pasagjerë.

Statistikat e trafikut ajror flasin për rritje të numrit të pasagjerëve muaj pas muaji. Kështu në janar 2018, linjat ajrore i kanë përdorur 214 191 pasagjerë, ose 22 432 më shumë se në janar 2017 (191 759 pasagjerë).

Në shkurt 2018, linjat ajrore i kanë përdorur 154 515 pasagjerë, ose 14 147 më shumë se në shkurt 2017 (140 368 pasagjerë).

Në mars 2018 kanë udhëtuar në total 192 162 pasagjerë, ose 16 248 më shumë se në mars 2017 (175 914 pasagjerë).

Në prill 2018, statistikat flasin për 211 651 pasagjerë, ose 21 888 më shumë se në prill 2017 (189 763 pasagjerë).

Në maj 2018, me linjat ajrore kanë udhëtuar 220 117 pasagjerë ose 27 179 më shumë se në maj 2017 (192 938 pasagjerë).

Ndërsa në qershor 2018 regjistrohen 277 693 pasagjerë, ose 48 109 më shumë se në qershor 2017 (229 584 pasagjerë)./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.