Qendrat shëndetësore verore, 38 476 vizita mjekësore për pushuesit

TIRANË, 26 gusht/ATSH/ – Qendrat shëndetësore verore janë në gatishmëri për t’ju shërbyer pushuesve të cilët kanë vendosur të kalojnë pushimet në vendin ton, duke zgjedhur si turizmin malor edhe atë detar.

Për të ofruar siguri dhe shërbim mjekësor të efektshëm, qeveria shqiptare ka hapur 26 qendra shëndetësore verore, të cilat u kanë shërbyer plot 38 476 personave duke ofruar 1223 shërbime me autoambulancë.

26 qendrat shëndetësore verore do të qëndrojnë në gatishmëri deri në përfundim të sezonit veror, duke ofruar shërbime mjekësorë për vizitorët./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.