Kosovë, nisin sot “Ditët e Nënë Terezës”

PRISHTINË, 26 Gusht /ATSH/- Në Kosovë nisin sot “Ditët e Nënë Terezës”, që tradicionalisht zhvillohen nga sot dhe vazhdojnë deri më 5 shtator, në ditën e festës së saj.

Këtë vit është një përvjetor i rëndësishëm, pasi përkujtohet 90-vjetori i nisjes së Shën Nënë Terezës në Kalkuta të Indisë.

Me rastin 90-vjetorit të nisjes së Shën Nënë Terezës për në Indi dhe 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit, Ipeshkvia e Kosovës organizon sot një akademi kulturore dhe shpirtërore, në Katedralen me emrin e Shenjtores shqiptare.

Shqiptarja Gonxhe Bojaxhiu, e lindur në 26 gusht të vitit 1910 në Shkup, u bë Motra Tereze e Loretos (1929); Nënë Tereza – “Misionare e Dashurisë” (1950); Nobelistja e Paqes (1979), e Lumja Nënë Tereza (2003); Shën Nënë Tereza (2016)./b.j//m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.