SPANJË – Pedro Sanchez nis një tur vizitash në Amerikën Latine

100

MADRID, 25 gusht /ATSH-AFP/ – Kreu i ri i qeverisë spanjolle, Pedro Sanchez do të nisë të hënën në Kili turin e parë të vizitave në Amerikën Latine, përfshirë Bolivinë, Kolumbinë dhe Kosta Rikën, njoftuan shërbimet e tij të premten.

Në krye të qeverisë spanjolle për më pak se tre muaj, socialisti Pedro Sanchez do të takohet me secilin nga udhëheqësit e katër vendeve.

Sipas agjendës së tij zyrtare, ai do të takohet të hënën në mbrëmje me presidentin kilian, Sebastian Piñera, i cili ka marrë detyrën vetëm pesë muaj më pare, i cili drejtoi Kilin nga viti 2010 deri në 2014./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.