“Skënderbeu” godet në sulm, firmos ish-futbollisti i “Partizanit”

TIRANË, 24 gusht /ATSH/ – Realdo Fili, ish-talenti i “Apolonisë” dhe “Partizanit” në Superiore, ka gjetur akordin me drejtuesit e “Skënderbeut”, dhe do të jetë lojtari më i ri i trajnerit Shehi.

Talenti 22-vjeçar ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me korçarët, dhe do të prezantohet në ditët në vijim.

Anësori i majtë, u afrua tek ekipi i “Partizanit” në vitin 2016, ndërkohë që sezonin e kaluar, nga janari kaloi edhe tek ekipi i “Kamzës”. Fili ka qenë pjesë edhe e Kombëtareve të moshave, ku është grumbulluar nga ekipi U-19, si dhe ai Shpresa.

/gj.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.