SHBA – ”Nissan” investon 170 milionë dollarë pavarësisht tarifave

TOKIO, 24 gusht /ATSH-DPA/ – Kompania automobilistike japoneze ”Nissan” do të investojë 170 milionë dollarë për teknologjinë në dy uzinat e saj në SHBA, mes kërcënimeve të presidentit Trump për tarifimin e automjeteve, deklaroi shtypi vendas.

”Nissan” do të përmirësojë uzinat në Tennessee dhe Misisipi për të mbështetur prodhimin e berlinave të rimodeluara ”Altima”.

”Angazhimi ynë ka për qëllim prodhimin e automjeteve me cilësi të lartë në SHBA si dhe përmirësimin e  forcën tonë të punës dhe komunitetit ku ne bëjmë biznes”,  deklaroi zëvendëspresidenti i ”Nissan”-it.

”Nissan” tha se investimi i tij në SHBA ka arritur në rreth 12 miliardë dollarë.

Trump, i cili ka premtuar për të rritur vendet e punës në SHBA, edhe pse ka bërë thirrje për të investuar në vendin e tij, ka kërcënuar të imponojë tarifa më të larta deri në 25 % për automjetet dhe pjesët e makinave./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.