SHBA – FED e vendosur të bëjë gjithçka kundër inflacionit

UASHINGTON, 24 gusht /ATSH-AFP/ – Presidenti i bankës qendrore amerikane, Jerome Powell theksoi të premten se FED do të bëjë gjithçka që është në pushtetin e saj për të reaguar ndaj një rritje të mundshme të inflacionit apo ndaj një krize.

Kreu i FED-it, i kritikuar nga presidenti Donald Trump për rritje e normave të interesit, garantoi se Komiteti Monetar i Institutit të Lëshimeve do të mbajë përgjegjësi nëse inflacioni do të rritej, duke njoftuar se, për momentin, ekonomia nuk është në mbinxehje.

Këtë javë, Donald Trump thyen me traditën për të respektuar pavarësinë e bankës qendrore, duke shprehur pakënaqësinë e tij në lidhje me politikën monetare që ka rritur normat me dy herë këtë vit dhe synon ta bëjë edhe dy herë të tjera deri në fund të vitit.

Aktualisht inflacioni në SHBA është mes 1,75% dhe 2%. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.