Sezoni turistik, Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve

TIRANË, 24 gusht/ATSH- I. Vata/ – Policia e Shtetit vazhdon patrullimin për një garantuar sigurinë për qytetarët dhe turistët vendas dhe të huaj.

Gjatë sezonit turistik, Policia e Shteti ka marrë masa shtesë dhe ka garantuar shtim të efektivëve në të gjithë vijën bregdetare për të garantuar një sezon turistik të qetë, duke marrë masa për sigurinë rrugore dhe sigurinë e jetës.

Sot patrulla e policisë është përqendruar në Lushnje dhe Policia e Shtetit sjell një nga efektivat si modelin e ditës, duke kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për një policim më të mirë.

“Jam Edliri, efektiv i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Lushnje. Për një shoqëri dhe ambient më të sigurt, bashkëpunoni edhe ju me ne”, shprehet Policia e Shtetit.

Po ashtu, Policia e Shtetit u kërkon qytetarëve bashkëpunimin, ku shprehet se “Duke ju uruar pushime të mbara, për çdo emergjencë telefononi, Policinë e Shtetit në numrin 112, 24/7!”

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.