QSUT, shërohet bebja 11-muajshe me sëmundjen e rrallë në Shqipëri

TIRANË, 24 gusht/ATSH/-Një bebe 11-muajshe me një sëmundje të rrallë është shëruar dhe gëzon shëndet të plotë, falë  ndërhyrjes së mjekëve të QSUT-së.

Ky lajm është ndarë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Bebja 11-muajshe me sëmundjen e rrallë është shëruar dhe gëzon shëndet të plotë.  Mjekët e QSUT kanë realizuar një ndërhyrje të suksesshme për sëmundjen Moymoya tek një bebe 11 muajshe. Kjo sëmundje shfaqet shumë rrallë në Europë dhe është rasti i parë i shfaqur në Shqipëri.

B.M tashmë është në fazë rekuperimi dhe nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve të QSUT. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.