Pas Realit, Zidane dëshiron të bëhet trajner i një klubi të madh

TIRANË, 24 Gusht /ATSH/ -Ish-trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane dëshiron që të bëhet trajner i Manchester United.

Trajneri portugez, Mourinho nuk është aspak i lumtur me politikën e drejtuesve të klubit nga Old Trafford.

Drejtuesit e klubit nuk i kanë ofruar atij transferimet e nevojshme në merkato, kështu që ‘Special One’ e ka shprehur disa herë pakënaqësinë.

Me Mourinhon nën presion, hierarkia e Unitedit do të krijojë një plan emergjence nëse ata vendosin të heqin portugezin nga puna.

Sipas tabloidit Daily Mail, Zidane kërkon punën e trajnerit te Djajtë e Kuq nëse Mourinho shkarkohet nga detyra.

Ish-trajneri i Real Madridit thuhet se iu ka thënë miqve se ai është i interesuar për rolin drejtues te United dhe pret që një ofertë t’i vihen në dispozicion.

/gj.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.