NJU-JORK – Gjykata refuzon sërish lirimin e vrasësit të John Lennon-it

172

NJU-JORK, 24 gusht /ATSH-ANSA/ – Gjykata refuzoi për herë të dhjetë lirimin e Mark David Chapman, vrasësi i John Lennonit, më 8 dhjetor në Nju-Jork, ku muzikanti i famshëm, pjesëtar i grupit legjendar ”Beatlers”, jetonte së bashku me bashkëshorten Yoko Ono.

Lirimi i Chapman u gjykua “i papajtueshëm për sigurinë e shoqërisë”.

Vrasësi i Lennon-it, i cili tani është 63 vjeç, është duke shlyer dënimin me 20 vjet në burgun e Wende Correctional Facility, burgu i sigurisë së lartë në shtetin e Nju-Jorkut.

Chapman mund të paraqesë një kërkesë të re për lirim në vitin 2020./ /os/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.