MOSKË – Lavrov: Terroristët në Idlib po përdorin civilët si mburoja njerëzore

MOSKË, 24 gusht /ATSH-ANSA/ – Terroristët në Idlib po përdorin civilët si mburoja njerëzore, tha ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov pas takimit të tij me homologun turk, Mevlut Cavusoglu.

Gjatë ketij takimi u diskutua edhe situata në provincën siriane.

“Po diskutojmë për këtë situatë me shumë probleme dhe ku ka shumë terroristë”, tha Lavrov.

“Grupimet e Hayat Tahrir al-Sham dhe Jabhat al-Nusra janë të pranishme në këto zonë dhe po pengojnë ndarjen e opozitës së armatosur terroriste”, theksoi Lavrov./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.