Komuna e Prizrenit: Dëmet në fshatin Landovicë do dëmshpërblehen

TIRANË, 24 gusht/ATSH – I. Vata/ – Komuna e Prizrenit deklaron se pas reshjeve të shumta që shkaktuan dëme materiale në rajonin e Anadrinit, në vendin e ngjarjes ka shkuar komisioni vlerësues për të evidentuar pasojat e shkaktuara banorëve të kësaj ane, duke përpiluar kështu një raport të hollësishëm nga terreni.

Në fshatin Landovicë ka pasur dëme nga breshëri në vreshta, ndërsa në fshatrat Medvec dhe Piranë ka pasur dëme materiale të shkaktuara nga dalja e lumit Toplluhë nga rrjedha e tij.

“Dëmi i përgjithshëm i konstatuar nga raporti arrin shumën prej 133,100.39 euro. Raporti i këtij komisioni është dërguar në Ministrinë e Bujqësisë nga drejtori Egzon Elshani, me kërkesë për dëmshpërblim për të goditurit nga vërshimet dhe reshjet e dëmshme”, njofton komuna e Prizrenit. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.