KATALONJË – Carles Puigdemont në një vizitë të papritur në Skoci

113

BARCELONË, 24 gusht /ATSH-AFP/ – Ish-presidenti katalanas pro pavarësisë, Carles Puigdemont mbërriti sot në Skoci në një vizitë të papritur, gjatë të cilës ai do të marrë pjesë të dielën në një konferencë ne kuadrin e festivalit “Beyond Borders” (Përtej kufijve), njoftoi ekzekutivi rajonal i Katalonjës.

Ky është udhëtimi i parë jashtë vendit i Carles Puigdemont që prej rivendosjes në Belgjikë në fund të korrikut, pas tërheqjes nga drejtësia spanjolle të mandatarrestit europian të vendosur kundër tij.

“Ai mbërriti sot pasdite në Edimburg dhe udhëtimi shkoi normalisht”, bëri të ditur qeveria rajonale e Katalonjës, e cila e kishte mbajtur të fshehtë këtë udhëtim.

“Puigdemont pritet të marrë pjesë të dielën pasidite në një konferencë në Forumin ndërkombëtar ‘Beyond Borders’, me ftesë të organizatorëve”, shtoi i njëjti burim.
/irmapu/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.