KANBERRA – Morrison kryeministri i ri australian

KANBERRA, 24 gusht /ATSH-DPA/ – Scott Morrison do të jetë kryeministri i ri australian pasi fitoi garën brenda Partisë Liberale, sipas shtypit vendas.

”Morrison fitoi më shumë vota në një garë kundër ish-ministrit të Punëve të Brendshme Peter Dutton”, u tha gazetarëve Nola Marino në Canberra.

Kryeministri në largim, Malcolm Turnbull kishte thirrur një takim pasi mori një peticion nga ligjvënësit liberalë.

Ai kishte deklaruar se nuk do ta mbante postin pa miratimin e partisë./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.