Hidhet shorti për kategorinë Superiore të moshave U-19 dhe U-17

TIRANË, 24 gusht/ATSH/ – Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur sot shortin e klubeve për kategorinë Superiore të moshave U-19 dhe U-17 për sezonin 2018-2019.

Shefi i Sektorit të garave në FSHF, Lysien Nurishmi sëbashku me specialistin e këtij departamenti, Eraldi Shera, realizuan edhe procedurën e hedhjes së shortit, ku secili prej përfaqësuesve të klubeve tërhoqi goglat që korrespondonin në numrin përkatës, si për ekipet e grupit A, ashtu edhe për ato në grupin B.

Sezoni 2018-2019 i Kategorisë Superiore për moshat do të nisë në datën 2 shtator. Më poshtë do të gjeni edhe kalendarët e plotë të kampionatit.

U-19 Superiore Grupi A Kalendar
U-17 Superiore Grupi A Kalendar
U-19 Superiore Grupi B Kalendar
U-17 Superiore Grupi B Kalendar

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.