FUTBOLL – Alegri: CR7 do të luajë, por do të ulet edhe në stol

TIRANË, 24 gusht/ATSH/ – “Tani Ronaldo po luan por do të ndodhë që edhe ai të ulet në stol për të luajtur vetëm 30 minuta, por një ditë i duhet edhe atij që të marrë frymë, siç ndodhi vitin e kaluar në Madrid ku u bë një menaxhim mjaft i mirë i lojtarit”.

Kështu u shpreh Masimiljano Alegri rreth Kristiano Ronaldos që do të debutojë nesër me fanellën e “Juventusit” në “Allianz Stadium”.

“Ronaldo duhet të shfrytëzohet për karakteristikat e tij, duhet të vihet në fushë ku bën më mirë. Nëse ai luan me Manxhukiç shkon në të majtë, në qoftë se ai luan me Dibala dhe Daglas Kosta ndryshon moduli. Ndonjëherë unë doja të bëjë disa gjëra ekstravagante, por thjeshtësia është më e mirë”, theksoi Alegri.

Por sipas trajnerit nuk mjafton vetëm CR7-ta që “Juventusi” të konsiderohet si një skuadër e pamposhtur përballë ekipit të “Lacios”.

“Detyra jonë e parë është që të fitojmë. Duke menduar lodhjen që përjetuam për të sjellë 3 pikët kundër “Kievos” dhe jam shumë i kënaqur me fitoren në minutën e 93”. Nesër, pres një entuziazëm kundër ekipit të “Lacios” që i shkaktoi vitin që shkoi humbjen e parë pas 41 ndeshjesh”, përfundoi Alegri. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.