Energjia elektrike, rënie me 7.6 % e humbjeve në rrjet

TIRANË, 24 gusht/ATSH/ Humbjet në rrjet të energjisë elektrike kanë shënuar rënie me 7,6 % gjatë tremujorit të dytë të vitit 2018.

Në publikimin e bilancit të energjisë elektrike për tremujorin e dytë, INSTAT thekson se humbjet në rrjet kanë arritur vlerën 394 GWh, nga 426 GWh që ishin në tremujorin e dytë të vitit 2017.

Ndikim në këtë rënie, sipas INSTAT, ka patur ulja e humbjeve në shpërndarje, e cila përbën 80,9 % të humbjeve gjithsej në rrjet.

Humbjet në shpërndarje janë ulur me 17,7 %, si rrjedhojë e uljes së humbjeve jo teknike në shpërndarje me 21,9 % dhe uljes së humbjeve teknike në shpërndarje me 16,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. /m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.