BRUKSEL – Belgjika regjistron verën më të nxehtë në historisë së saj

BRUKSEL, 24 gusht /ATSH-AFP/ – Belgjika është duke u përballur me verën më të nxehtë në historinë e saj, ku temperatura mesatare e regjistruar në muajt qershor, korrik dhe gusht kalonte rekordin e fundit të vitit 2003 (19,7 gradë Celcius) njoftoi sot Instituti Mbretëror i Meteorologjisë (IRM).

“Parashikimet për javën e fundit të gushtit, që falsin për temperatura të paktën 20 gradë Celcius, mundësojnë që të thuhet me një siguri 90% se rekordi i vitit 2003 do të kalohet”, theksoi një përgjegjës i IRM-së, David Dehenauw.

Tre vite pas krijimit të Belgjiksë, në vitin 1833 filloi vëzhgimet meteorologjike të rregullta stacioni “Bruxelles-Uccle”, sipas faqes në internet të IRM-së.

“Vera e vitit 2018 është me e nxehta e regjistruar ndonjëherë kryesisht për shkak të dy valëve të të nxehtit që përfshijnë Belgjikën në qershor dhe fillim të gushtit”, shpjegon Dehenauw. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.