ARKEOLOGJI – Mumifikimi, një proces më antik nga sa mendohej

TORINO, 24 gusht /ATSH-AFP/ – Një teknikë e vjetër prej më shumë se 5500 vitesh! Disa studiues kanë hapur në një muze në Torino një mumje egjiptiane të ballsamosur artificialisht duke treguar se procedurat e mumifikimit janë shumë më antike.

Një dozë e mirë vaji bimor apo dhjam kafshësh, pak rrëshirë pishe të ngrohur, disa bimë aromatike dhe pak sheqer bimor, kjo është receta që është përdorur që prej vitit 3500 para erës sonë, sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore “Journal of Archaeological Science”.

Egjiptianët antikë besonin në ringjalljen dhe jetën e përjetshme. Për ta arritur këtë, trupi duhet të mumifikohet, para se të vendoset në varre bashkë me gjithçka që ai do të kishte nevojë në botën tjetër, si objektet familjare, kafshë etj.

Në fillim, trupat e të vdekurve ruheshin nëpërmjet një tharjeje natyrale nën veprimin e rërës së nxehtë dhe të thatë të shkretëtirës. Më pas u zbuluan lëndët me veti ballsamuese, që mendohej se përdoreshin rreth 2400 vite para erës sonë.

Por një mumje egjiptiane, “Turin S. 293”, e ekspozuar në muzeun egjiptian të Torinos dhe që daton rreth 3700 – 3500 vite para erës sonë, ka ndryshuar historinë. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.