UKRAINË – Pesë ushtarë vriten në lindje të vendit

KIEV, 23 gusht /ATSH-ANSA/ – Pesë ushtarë ukrainas janë vrarë gjatë përleshjeve të armatosura në Donbas mes separatistëve dhe trupave ukrainase, që zgjatën të paktën pesë orë, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes, Dmitro Hutsulyak, i cituar nga media lokale.

Nuk është ende e qartë nëse ka patur të vdekur apo të plagosur nga ana e separatistëve.

”Pesë ushtarë ukrainas janë vrarë gjatë përleshjeve të armatosura në Donbas ”, tha Hutsulyak./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.