SHBA – Trump dhe Pompeo diskutojnë çështjen e grabitjes së tokës në Afrikën e Jugut

UASHINGTON, 23 gusht /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump ka diskutuar çështjen e reformës së tokës në Afrikën e Jugut ditët e fundit me sekretarin e Shtetit Pompeo, konfirmon zëdhënësja e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Heather Nauert.

“Ai do ta shqyrtojë atë,” tha ajo.

“Shpronësimi i tokës pa kompensim rrezikon të çojë Afrikën e Jugut në rrugën e gabuar”, theksoi Nauert, pa iu përgjigjur pohimeve zyrtare të Afrikës së Jugut se nuk ka pasur konfiskime. /s.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.