Një yll për Simon Cowell

TIRANË,23 gusht /ATSH/ – Simon Cowell ka marrë yllin e tij në Hollywood Walk of Fame gjatë një ceremonie ditën e djeshme.

58-vjeçari u shoqërua nga partnerja e tij Lauren Silverman, djali i tij 4-vjeç Eric si edhe djali i Lauren, Adam.

Ngjarja historike u zhvillua në qendër të Hollywood.

Mongoli i muzikës gjithashtu u mbështet nga miqtë e tij Kelly Clarkson dhe Leona Lewis./a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.