Këmbimi valutor, valutat kryesore forcojnë pozitat ndaj lekut

TIRANË, 23 gusht/ATSH/ Në tregun e brendshëm valutor, valutat kryesore euro dhe dollar forcuan pozitat në këmbim me lekun, pas rënies së ndjeshme që pësuan këto monedha gjatë kësaj periudhe.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet sot me 125.61 lekë ose 0.08 lekë më shumë se një ditë më parë.

Këtë fillim-jave, edhe monedha e gjelbër amerikane fitoi pikë ndaj lekut. Dollari këmbehet në kuotën e 108.65 lekëve, ose 0.26 lekë më shumë se një ditë më parë.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.