HISTORI – Pranvera e magjishme e humbur e Pragës

ROMË, 23 gusht /ATSH-ANSA/ – Pas gjysmë shekulli më vonë janë librat e historisë ata që ruajnë ”Pranverën e Pragës”, të atij eksperimenti të guximshëm dhe tragjik, përfundimisht të arkivuar, nëse nuk do të hiqet plotësisht, nga kujtesa politike e Republikës Çeke.

Kujtesa do të mbizotërojë në atë pushtim të gushtit 1968 të qindra mijëra ushtarëve dhe mijëra tankeve të Traktatit të Varshavës më shumë se përpjekja për socializmin me fytyrë njeriu që Aleksander Dubçeku u përpoq më kot për ta zbatuar.

Sllovaku, i zgjedhur në janar 1968 sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste (PKK) dhe kryeministri i atëhershëm i Çekosllovakisë, u bë protagonist i një përpjekjeje sa të guximshme aq edhe të vështirë, për të prezantuar elementet e demokracisë në një nga sistemet më të ashpra të Traktatit të Varshavës.

Me zgjedhjet e marsit, ku ish-gjenerali Ludvik Svoboda shkoi në presidencë, u hap zyrtarisht rruga për një sërë reformash sociale, ku u eliminua pjesërisht censura, liria e fjalës dhe e mendimit si dhe u hapën kufijtë. Madje, u mendua edhe për federalizimin e Çekosllovakisë.

Askush nuk mendoi as për të përmbysur sistemin, as për ta marrë atë distancë nga Bashkimi Sovjetik, me të vërtetë ideja udhëzuese ishte ajo me hapa të vegjël, aq shumë sa që të burgosurit politikë nuk u liruan dhe nuk u kalua në legalizimin e Partisë Socialdemokrate.

Por, Bashkimi Sovjetik i Leonid Brezhnjevit ishte gjithashtu në alarm sepse në vitet e Luftës së Ftohtë, me Çekosllovakinë në pozita kyçe për mbrojtjen e Traktatit të  Varshavës, as nuk mund të mendonte as për humbjen e copave apo për një dobësim të mundshëm që do të kishte vënë në rrezik bllokun e aleancës.

Çekosllovakët, megjithatë, besonin tek reformat, dhe në qershor të atij viti gazetari dhe shkrimtari Ludvik Vaculik botoi ”Manifestin e 2 000 fjalëve”, një deklaratë e mospajtimit të hapur kundër partisë, por jo subversive, dhe një ftesë për krahun progresiv për një kthesë vendimtare.

Dubçek dhe reformistët e tjerë ata nuk u pajtuan me Manifestin, i cili u nënshkrua nga 100 000 vetë, dhe represioni goditi mijëra nënshkrues,  ndërsa udhëheqësi i PKK-së e dënoi publikisht këtë dokument.

Pranvera e gjatë mbaroi, dhe më 3 gusht në Bratislavë, Dubçek u takua me Brezhnjevin për ta siguruar atë për besnikërinë e tij, të partisë dhe vendit.

Por, alarmi kishte filluar tashmë në Kremlin dhe doktrina e Brezhnjevit për sovranitet të kufizuar i dha justifikimin teorik për ndërhyrje.

Në natën midis 20 dhe 21 gushtit, trupat e pesë vendeve të Traktatit të Varshavës pushtuan Çekosllovakinë në mes mosbesimit të njerëzve që nuk mund t’i shihnin ushtarët si armiq dhe i rrethuan duke u përpjekur për dialog, në rusisht, siç thotë dëshmitari okular  Umberto Eco në faqet e ”Espresso” të 1 shtatorit 1968.

Dubçek ftoi njerëzit për të  mos kundërshtuar rezistencën, por në fund mbetën 200 të vdekur. Imazhet e tankeve sovjetike në sheshin ”Vencesla” bënë xhiron e mbarë botës.

Të kota ishin përpjekjet e partive komuniste motra, madje edhe të partisë komuniste më të fortë të Perëndimit, asaj italiane, edhe pse kritikuan ndërhyrjen ushtarake të pesë vendeve të Traktatit të Varshavës.

”Pranvera e Pragës” ishte tashmë një faqe e mbylluir, edhe zyrtarisht. Hapej faqja e normalizimit./ /Nga Eloisa Gallinaro/  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.