FUTBOLL – Vidal: “Bajerni” do të kishte fituar 2 Liga Kampionesh me VAR

TIRANË, 23 gusht/ATSH/ – Pas nisjes së Paulinjos drejt Kinës, “Barcelona” kishte krijuar një zbrazëti në mesin e fushës, të cilën e ka mbushur mesfushori Arturo Vidal, që erdhi në “Kamp Nou” këtë verë.

Mesfushori foli për “Mundo Deportivo” duke bërë të ditura edhe ambiciet për sezonin që po vjen, ku fokusi i tij është suksesi në Europë.

“Titulli im i preferuar është Liga e Kampioneve. Unë e di që ‘Barcelona’ e ka fituar atë, por unë dua që ta fitojë me mua në skuadër, dua t’i fitoj të gjitha”, u shpreh ai.

Vidal vijoi të flasë për mundësitë e humbura me “Bajernin e Mynihut” dhe pengun e tij që të fitonte Ligën e Kampioneve me bavarezët.

“Me sistemin VAR, ‘Bajerni’ do të kishte fituar 2 Liga Kampionesh”, përfundoi Vidal. /AS//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.