FOTO/ Nga ngjyrat e guximshme të verës te nuancat e rozës elegante në vjeshtë

TIRANË,23 gusht /ATSH/ – Mesa duket ngjyra rozë nuk ka për të dalë kurrë nga moda dhe do të jetë gjithnjë ngjyra e preferuar e stilistëve dhe femrave mbarë botës. Ndërsa në verë kemi parë nuanca të guximshme, ngjyra rozë do të kthehet në trendin e koleksioneve vjeshtë/dimër.

Nga Preen te Prada, modelet e pasarelave ishin të veshura me këtë nuancë të ëmbël. Këshilla për këtë stil është sa më e zbehtë aq më mirë është. Kombinoni një fustan rozë me një palë atlete ose një xhaketë lëkure nuk do dukeni çuditshëm por me stil dhe ndryshe nga të tjerët.

Përveç kësaj mund të zgjidhni veshje me stil mashkullor si një këmishë me vija ose një pulovër të thjeshtë. Ngjyra rozë është mënyra perfekte për të sjellë një shije verore në garderobën tuaj./a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.