Foto – Historia e fermerit që transformoi biznesin e tij

TIRANË, 23 gusht/ATSH/ – Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi ka ndarë historinë e një fermeri i cili transformoi biznesin e tij.

Resmiu transformoi të gjithë biznesin e mëparshëm në një fermë bujqësore. Pa eksperiencë, por me instiktin e sipërmarrjes, investoi gjithçka në ngritjen e 5 hektarëve serra për prodhimin e specave dhe domateve.

Sipas Peleshit, tashmë ky fermer është i njohur me sfidat e mëdha që ka bujqësia, por beson tek përfitimi që shikon çdo vit dhe potenciali akoma shumë i madh që ka prodhimi i serrave në Shqipëri. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.