Dua Lipa transformohet për ditëlindjen e saj të 23-të

TIRANË, 23 gusht/ATSH/ Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa feston sot ditëlindjen e saj. Ditëlindja e saj, këngëtaren e njohur e ka gjetur në Ibiza ku po pushon së bashku me të dashurin Isac Carew, por edhe me familjen e saj.

Në këtë ditë të veçantë Dua ka vendosur të festojë ndryshe dhe ka mbledhur në Ibiza gjithë miqtë e saj ku kanë organizuar një festë jo të zakonshme.

Të maskuar si në një festë “Halloween”-i ata kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit në një ambient privat mes muzikës dhe alkoolit.

Dua ka zgjedhur të transformohet për ditëlindjen e saj dhe ka ardhur nën shkëlqimin e xixave, duke u shndërruar kështu në mbretëreshën e natës.

Në këtë festë kanë tërhequr vëmendjen edhe prindërit e saj, të cilët i ishin përshtatur gjithashtu atmosferës së krijuar. /m.z/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.