Përpunohen 321 anije dhe 551 tragete në portin e Durrësit

144

TIRANË, 22 gusht /ATSH/ – Në kalatat e portit të Durrësit gjatë 7 muajve të parë të këtij viti janë përpunuar 321 anije dhe 551 tragete, pa përmendur ankorimin e 233 jahteve dhe dy kroçerave me turistë nga vende të ndryshme të botës.

Sipas Sektorit të Statistikave në Autoritetin Portual Durrës (APD), numri më i madh i anijeve për periudhën janar-korrik 2018 është përpunuar në Terminalin e Mallrave Gjenerale (Terminali Perëndimor), 139 anije gjithsej.

Në Terminalin Lindor janë përpunuar 74 anije, ndërsa në Terminalin e Kontenierëve gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti janë përpunuar 108 anije gjithsej.
Nga anijet tregtare dhe tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim janë përpunuar në 7 muaj 2018 mbi 2.1 milionë tonë mallra të ndryshme importi dhe eksporti. /e.malaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.