HAPËSIRË – Në Hënë ka shumë akull

TIRANË, 22 gusht/ATSH-ANSA/- Në sipërfaqen e Hënës ka shumë akull: është i fshehur në zonat e rajoneve polare që janë përgjithmonë në hije dhe mund të përdoren si rezervuar uji nga astronautët e bazave hënore të ardhshme.

Këtë e bën të ditur kërkimi i botuar në revistën e Akademisë së Shkencave të Shteteve të Bashkuara (PNAS) dhe i koordinuar nga Shuai Li, i Institutit të Gjeofizikës dhe të Planetologjisë të Hawaii.

Kërkuesit identifikuan akullin e ujit, në sajë të të dhënave të dërguara nga Moon Mineralogy Mapper (M3), në bordin e sondës indiane Chandrayaan-1, e cila eksploroi Hënën nga viti 2008 deri në vitin 2009.

U pa se akulli është i pranishëm në 3.5% të zonave të hijezuara përgjithmonë të të dy rajoneve polare të Hënës, ku temperaturat arrijnë deri në 160 gradë nën zero. Uji i ngrirë i depozituar në këto kurthe të ftohta mund të kishte ardhur përmes dy mekanizmave: mund të jetë sjellë nga ndikimi i meteorëve dhe kometave, ose mund të ‘migrohej’ ngadalë nga atmosfera jashtëzakonisht e rrallë (ekzosfera) e Hënës.

Harta e shpërndarjes së akullit të ujit në sipërfaqen e Hënës (burimi: Pnas)

“Ne kemi gjetur dëshmi të drejtpërdrejta dhe përfundimtare të pranisë së akullit të ujit në rajonet hënore polare”, shkruajnë autorët e kërkimit. “Sasia dhe shpërndarja e akullit në Hënë – shtojnë ata – është ndryshe nga ajo e trupave të tjerë të sistemit diellor të brendshëm siç është planeti Mërkurit, Hënës dhe Cerere, ku akulli i ujit është më i pastër dhe i bollshëm sesa Hëna”.

Pjerrësia e vogël e akseve të rrotullimit të Mërkurit, Hënës dhe Cerere gjeneron depresione në rajonet e tyre polare, të cilat mbahen gjithnjë në hije dhe që veprojnë si kurthe të ftohta, të cilat gjatë kohës janë në gjendje të grumbullojnë përbërje të paqëndrueshme, si uji. Kishte tregues të fortë të pranisë së ujit të ngrirë në këto zona të tokës hënore, por askush deri më tani nuk identifikoi prezencën e qartë të akullit të ujit./k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.