GJERMANI – Berlini synon presidencën e Komisionit Europian

BERLIN, 22 gusht /ATSH-AFP/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel shpreson që një gjerman të zgjidhet presidenti i radhës i Komisionit Europian vitin e ardhshëm, duke braktisur pretendimet për Bankën Qendrore Europiane, theksoi sot gazeta “Handelsblatt”.

“Prioriteti kryesor i Merkel nuk është më BQE-ja, por komisioni”, garantoi për këtë gazetë një burim pranë qeverisë.

Sipas gazetës që kryesisht ka informacione të sakata mbi këto lloj dosiesh, kancelarja gjykon se presidenca e BQE-së është mbi të gjitha një post prestigjoz, ndërsa ai i Komisionit është politikisht më i rëndësishëm.

Nga ana tjetër, kandidati gjerman i prezantuar për BQE-në, shefi aktual i Bundesbank, Jens Weidmann, nuk është në pozita të mira për të fituar këtë garë. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.