FSHF mbështet kandidaturën e Presidentit të UEFA-s për një mandat të dytë

TIRANË, 22 Gusht /ATSH/ -Pas zyrtarizimit të kandidaturës së kreut aktual të UEFA-s, Aleksander Ceferin për një mandat të dytë në drejtimin e organizmit më të lartë të futbollit europian, FSHF dhe Presidenti Armand Duka kanë shprehur mbështetjen ndaj Presidentit Ceferin në zgjedhjet e ardhshme që do të zhvillohen në Kongresin e radhës së UEFA-s në Romw mw 7 Shkurt 2019.

Presidenti Duka në letren e tij drejtuar kreut të UEFA-s theksoi rëndësinë e këtij vendimi për ti dhënë vazhdimësi punës dhe zhvillimit të futbollit Europian. Investimeve dhe përmirësimit të imazhit të futbollit.

FSHF mbështet kandidaturën e Presidentit të UEFA-s Aleksander Ceferin.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.