Bashkëpunimi me komunitetin, arrestohet 53-vjeçari për armëmbajtje pa leje

TIRANE, 22 gusht /ATSH/ -Telefonata e qytetarit, si dhe reagimi në kohë i policisë çojnë në pranga 53-vjeçarin, i cili mbante armë zjarri pistoletë pa leje në banesë.

Policia e Dibrës sekuestroi një armë zjarri pistoletë TT dhe 93 copë fishekë.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi: H.K, 53 vjeç, banues në fshatin Arras-Dibër.

Arrestimi i tij u bë pasi një qytetar ka telefonuar Policinë se ky shtetas dyshohej se mbante armë zjarri pa leje, ku menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll në banesën e tij , ku kanë gjetur të fshehur një armë zjarri pistoletë TT, 3 krëhëra të mbushura me fishekë, dhe një kuti me 44 copë fishekë, gjithësej 65 copë fishekë pistolete.

Gjithashtu janë gjetur edhe 28 fishekë arme gjahu. Arma e zjarrit sëbashku me municionin është sekuestruar në cilësinë e provës materiale .

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale ” Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/2/3 të Kodit Penal. /e.malaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.